Kamerat zbulojnë fakte tronditëse për vrasjen e ambasadorit grek në Brazil

Bota

Zbulohen të dhëna tronditëse mbi vrasjen e ambasadorit grek në Brazil, Kyriakos Amoiridis. Kamerat e sigurisë jashtë shtëpisë së diplomatit kanë regjistruar momentin kur i dashuri i gruas së tij Sérgio Gomes së bashku me nipin Eduardo Moreira bëhen gati për të hyrë në banesë.

Ata qëndruan përreth tri orë brenda saj dhe pastaj më vonë në 03.20 të mëngjesit, ata kanë hequr nga banesa trupin e ambasadorit për ta djegur rreth 300 kilometra larg vendngjarjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të hënën e kaluar Fransuaz Oliveira gruaja braziliane e ambasadorit kishte marrë vajzën 10 vjeçare dhe ishte larguar për t’u kthyer në shtëpi pas krimit.

Gjatë marrjes në pyetje gruaja e Kyriakos Amoiridis mohon çdo përfshirje në vrasjen e ambasadori grek në Brazil. 40-vjeçarja thotë se nuk ka asnjë lidhje me krimin, duke ia kaluar të gjithë fajin të dashurin të saj, i cli mori përsipër autorësinë, por duke thënë se e kishte kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes.

Lidhja e tyre kishte nisur gjashtë muaj më parë kur Sergio kishte marrë detyrën si përgjegjës për sigurinë në shtëpinë e ambasadorit. Ata krijuan një lidhje dashurie që e mbajtën të fshehtë deri një javë më parë kur krimi makabër nxori në dritë lidhjen e fshehtë mes tyre.

ME TE LEXUARAT