Juventus prezanton përforcimin e fundit

9
Kliko per me shume info

Me hapjen e merkatos dimërore, Tomas Rincon është kthyer edhe zyrtarisht një lojtar i Juventusit. Pas firmës së hedhur në kontratë dhe fjalëve të para të dhëna për faqen zyrtare të bardhezinjve në internet, mesfushori është prezantuar edhe në konferencën për shtyp.

“Këto ditë më duken si një ëndërr e kthyer në realitet”, është shprehur venezueliani, i cili vetëm pak më herët kishte thënë diçka më shumë. “Jam shumë krenar, është një nder për mua të bëhem pjesë e këtij klubi. Dua të jem sa më shpejt në dispozicion të shokëve të mi, të stafit dhe të klubit, e më pas të fitoj titullin, Kupën e Italisë dhe Championsin”.

Kliko per me shume info

Mesfushori nga Venezuela, siç ka njoftuar Juventusi, ka firmosur një kontratë deri në vitin 2020, ndërsa për Genoan, klubi ku ai aktivizohej deri në dhjetor, shkojnë plot 8 milionë euro, të cilat do të paguhen me 3 këste, shto këtu edhe një bonus.

Zgjedhja e lojtarit që do të mbajë fanellën me numrin 28 shpjegohet thjesht: Kam ardhur këtu për të fituar”.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here