Japoni, banjo mes akullit për “pastrimin e shpirtit”

29
Kliko per me shume info

Konsiderohet si rituali i purifikimit të shpirtit me hyrjen e Vitit të Ri dhe parashikon zhytjen në ujë të acartë.

Rreth 100 japonezë me veshje tradicionale u mblodhën për ceremoninë vjetore pranë një vendi të shenjtë në Tokio, duke ngrohur trupin përmes ushtrimeve fizike përpara se të ndërmerrnin sfidën që sipas tyre sjell shëndet të mirë.

Kliko per me shume info

Rituali vjetor “Shinto”, i mbajtur për të 62-tin vit radhazi, u zhvillua nën qiellin me re dhe me termometrin që shënonte 2 gradë Celsius. Sipas organizatorëve bëhej fjalë për një prej ditëve më të ftohta të dekadave të fundit.

“Moti u tregua i ashpër këtë vit, prandaj nuk mund të mendoj për gjë tjetër përveçse të bëj më të mirën për të përfunduar në mënyrë të shëndetshme banjën e akullt”, tha Masashi Shimizu, pjesëmarrës në ritual.

Rituali zhvillohet zakonisht brenda një vendi të shenjtë, në të dielën e dytë të Vitit të Ri, ndërsa këtë vit u mbajt në një park pranë faltores për shkak të rikonstruksionit të saj./tch

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here