Ja kush janë celularët e vjetër që tani vlejnë mijëra euro

Teknologji

Nëse jeni një person që grumbulloni objekte të ndryshme të vjetra dhe nuk i keni shitur ende, atëherë jeni me fat. Në faqen për blerjet online ‘eBay’ shihet sesi disa lloj celularesh të cilët tashmë kanë dalë nga tregu kushtojnë qindra apo edhe mijëra euro. Shumica prej këtyre celularëve nuk mund të përgjohen prandaj vlera e tyre është e madhe.

Në listën më poshtë do t’i gjeni celularët që mund t’ju sjellin para nëse i keni në shtëpi:

1. Mobira Senator

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mobira Senator u lansua më 1982 dhe është një nga celularët e parë në botë. Njerëzit janë duke e shitur këtë celular online për rreth 2,000 euro.

2. Motorola DynaTAC 8000X

Celulari i parë në botë që mund të mbahej në dorë ishte Motorola DynaTAC 8000X. Ai doli në shitje më 1983 për rreth 4,000 euro dhe pati sukses të menjëhershëm. Tani ai është duke u shitur në eBay për 300 euro.

3. Nokia 8800

Nokia 8800 konsiderohej një celular luksoz kur doli më 2005 falë ekranit anti-gërvishtje, peshës së lehtë dhe mekanizmit të sofistikuar. Tani ky celular është duke u shitur mes 100-300 euro.

4. Nokia 9000 Communicator

Ky ishte produkti i parë i Communicator Series të Nokia. U prezantua më 1996 dhe ishte i madh, i rëndë dhe kishte një antenë. Përdorej për të dërguar dhe marrë fakse, mesazhe të shkurtra dhe imella. Kishte kalkulator, kalendar, funksion shënimesh dhe një libër adresash. Tani ky celular shitet në eBay për rreth 600 euro.

5. Motorola 3200

Ky celular u prezantua më 1992. Kishte butona numerik, së bashku me një kufje dhe mikrofon. Kjo pajisje aktualisht shitet në eBay për 300 euro.

6. Motorola StarTAC 130

Ky është celulari i famshëm i cili arriti 60 milionë shitje menjëherë pas lansimit më 1996. Ishte një nga pajisjet e para që kishte funksionin e dridhjes dhe përmbante një dritë të gjelbër që tregonte se kishte lidhje në rrjet. Një pajisje e tillë është duke u shitur për rreth 300 euro online.

7. Nokia 8810

Ky celular u lansua më 1998 dhe ishte i pari që kishte antenë të brendshme. Libri i adresave mund të ruante mbi 250 emra dhe numra, kishte një port për infrared dhe një konvertuesh monedhash. Ai është aktualisht në shitje në eBay prej 200 deri në 500 euro.

8. Nokia 8850

Nokia 8850 konsiderohet të jetë një celularë i pariparueshëm. Ai mund të ruante 250 emra dhe 50 shënime kalendarike, dhe të pranonte mesazhe me foto. Ai tani shitet prej 40 deri në 400 euro.

9. Nokia 7280

Nokia 7280 ishte pjesë e linjës së modës të Nokia dhe quhej “celulari buzëkuq” për shkak të pamjes së tij. Tani ai shitet për më shumë se 270 euro në eBay.

ME TE LEXUARAT