Italia thirrje emigrantëve për largime masive, do të hapë 16 qendra paraburgimi

Kliko per me shume info

Autoritetet italiane janë frikësuar nga sulmet terroriste, duke kërkuar dëbimin e shumë refugjatëve dhe emigrantëve ilegalë. Paolo Gentilono do të marrë një qëndrim më të ashpër sesa kolegu i partisë së tij Mateo Renzi sa u përket refugjatëve.
Një raport dy faqe është dorëzuar në të gjitha stacionet e policisë në Itali për të rritur përpjekjet për deportimin e emigrantëve ekonomikë. Dokumenti është hartuar nga shefi i policisë Franco Gabrielli dhe është botuar në gazetën Corriere della Sera. Italia do të hapë 16 qendra të paraburgimit për emigrantët sipas rregullave të reja, kur të burgosurit do të qëndrojnë aty deri në momentin e deportimit. Vitin e kaluar numri i emigrantëve që kanë arritur në Itali është pesëfishuar. Më shumë se 500 mijë emigrantë kanë arritur në Itali gjatë tre viteve të fundit. Zyrtarët kanë theksuar se numri i të vdekurve në Mesdhe ka kaluar numrin 4,400. Italia gjatë vitit të kaluar është vërshuar kryesisht nga emigrantët që nga Libia kalonin në Itali.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here