Itali, kapet gomonja me 4 milionë euro drogë shqiptare në bord

Policia italiane njoftoi mbremjen e te martes se ka zbuluar një gomone me drogë dhe armë e nisur nga brigjet shqiptare, e cila ka kaluar ngushticën e Otrantos.

Sipas policise, trafikantët ndaluan në zonën midis San Foca dhe Torre Speçhia në Leçe. Sipas mediave italiane droga u njoftua nga disa peshkatarë, të cilët telefonuan menjëherë policinë.

LEXO EDHE:  U përfol se e kërcënoi, Tahiri merr Ramën me të mira
Kliko per me shume info

Lenda narkotike ishte hedhur në disa shkurre dhe mësohet se është sekuestruar 700 kg kanabis me vlerë 4 milionë euro. Deri më tani nuk ka ende persona te identifikuar lidhur me trafikantët, por hetimet po vazhdojnë.

Brenda këtij viti është hera e tretë që policia italiane kap sasi të mëdha drogë ku vlera e tyre ka qenë me miliona euro.
Sipas vleres se tregut droga mund te shkonte deri ne 4 milione euro ndersa dyshohet se mjeti eshte nisur nga Shqiperia.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here