ISHP: Masat për të luftuar përhapjen e gripit

Young hands being washed in the bathroom
Instituti i Shëndetit Publik ka rekomanduar disa masa për parandalimin, kufizimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive nga përhapja e virusit të gripit:

Masa të higjenës dhe kontrollit të infeksioneve

Kliko per me shume info

• Mbulimi i gojës dhe hundës me shami (mundësisht letre) gjatë kollitjes dhe teshtitjes e cila të hidhet menjëherë në koshin e mbeturinave.
• Të teshtitet apo kollitet duke përdorur gropëzën e bërrylit si mburojë.
• Të mos pështyhet në tokë.
• Larja e menjëhershme, dhe sa më shpesh, e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe sapun, ose pastrimi i tyre ato me alkool apo dezinfektantë.
• Mënjanimi i prekjes së syve, hundës dhe gojës.
• Përdorimi i maskave gjatë kollitjes apo teshtitjes, apo në mjedise të mbyllura ku ka grumbullim masiv të njerëzve për një kohë të gjatë.

Masa të distancimit social

• Mënjanimi i kontaktit të ngushtë me njerëzit të cilët janë të sëmurë, pra çdo i sëmurë duhet të mbajë distancë nga të tjerët për ti mbrojtur ata.
• Qëndrimi në shtëpi për çdo të sëmurë.
• Njëkohësisht, në këtë sezon gripi, duhe të përpiqemi të kufizojmë sa më shumë takimet dhe grumbullimet.

Vaksinimi

• Mjeti më i mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi.
• Ministria e Shëndetësisë pas rekomandimeve të grupit të ekspertëve dhe ISHP po kryen falas vaksinimin e punonjësve shëndetësorë si grup i rëndësishëm risku.
• Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP kanë siguruar 93 250 doza vaksinë kundër gripit, të parakualifikuar nga OBSH.
• Kjo vaksinë po shpërndahet në të gjitha DRSH/DSHP-të sipas një plani të përgatitur nga ISHP dhe më pas shpërndahet në qendrat shëndetësore dhe aplikohet falas për të gjithë personat, kryesisht si më poshtë:
– Persona të moshuar mbi 60 vjeç;
– Persona që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare;
– Persona që vuajnë nga diabeti;
– Persona që vuajnë nga sëmundje obstruktive të aparatit respirator;
– Persona që vuajnë nga astma bronkiale;
– Persona me sëmundje kronike të veshkave, apo sëmundje kronike të tjera (hepatike etj.);
– Persona me sëmundje tumorale;
– Persona obezë;
– Gra shtatëzëna;
– Personel shëndetësor.

Masa të tjera
• ISHP rekomandon vaksinimin gjatë të gjithë këtij sezoni të gripit, për të mbrojtur çdo person nga gripi dhe për të parandaluar format e rënda të gripit sidomos tek personat e sipërpërmendur.
Masa të tjera të kujdesit shëndetësor
• ISHP rekomandon trajtimin me medikamente antivirale për gripin me rekomandimin e mjekut, kryesisht në mjediset spitalore, pasi këto medikamente lehtësojnë shenjat e gripit, kufizojnë kohën e sëmundjes me 1 ose 2 ditë, dhe parandalojnë komplikacionet e gripit si pneumonitë, sidomos në personat që bëjnë pjesë në grupet e përmendura më lart.
• ISHP rekomandon trajtimin simptomatik të gripit sipas rekomandimeve të mjekut.
• Të mos neglizhohet asnjë shenjë e gripit por sidomos vështirësia në frymëmarje e cila kërkon oksigjenim dhe kujdes shëndetësor të menjëhershëm so dhe të funksionojë menjehere sistemi i referimit për kujdes spitalor sipas nevojës.
• Gjatë këtij sezoni të gripit përpiquni të menaxhoni stresin, konsumoni sa më shumë lëngje, fruta dhe sidomos ushqime të shëndetëshme dhe përpiquni të jeni fizikisht aktivë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here