Irinej: Kosova është dhe mbetet Jerusalem i Serbisë

10
Kliko per me shume info

Provokimeve të vazhdueshme të politikanëve serbë nga Beogradi por edhe nga veriu ndaj Kosovës, sot iu ka shtuar edhe provokimi i radhës nga kreu i Kishës Ortodokse serbe, transmeton Koha.net.
Patriarku Irinej, siç bën në të gjitha festat fetare e kombëtare serbe, ka uruar bashkëfetarët dhe bashkëkombëtarët duke thënë se Kosova është Golgota dhe Jerusalemi i Serbisë.
“Derisa të ketë serbë, do të jetë edhe Kosova, për arsye se Kosova do të jetë dhe do të mbetet vendi ynë, sepse aty janë Golgota dhe Jerusalemi ynë”, ka thënë kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Irinej, në urimin për festën e Krishtlindjes ortodokse që kremtohet më 7 janar.
“Ne, lutemi sidomos për Kosovën e kryqëzuar, për djepin tonë shpirtëror e kombëtar, të cilën Njegoshi i madh e ka quajtur ‘gjykatë të madhe’”, citon FoNet kumtesën e Kishës Ortodokse serbe.
Patriarku Irinej ka theksuar se populli serb është popull i Krishtlindjes, pjesë e popullit të Zotit dhe komb i krishterë.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

1 COMMENT

  1. As që duhet pritur, as edhe një deklaratë e arsyeshme nga ky Irinej (Miroslav Gavrilović), kur dihet se ishte dhe mbetet njëri prej propaganduesve më ekstrem i hegjemonizmit- shovinizmit serbomadh. Aq më tepër kur dihet se ishte edhe pjesë e ekipit për përpilimin e Memorandumit famëkeq, nga e ashtuquajtura Kisha “ortodokse” shën-saviane serbijane.
    Do të ishte një veprim vetëmashtrues, sidomos për ne shqiptarët, nëse do prisnim ndonjë deklaratë të njerëzishme nga luftënxitësi serbo-çetnik, siç është Irinej (Miroslav Gavrilović). Ky maskohet së koti, duke u mbuluar me veladonin të kinse një kleriku të lartë “ortodoks” shën-savian, pasi që dihet botërisht, se ishte dhe mbetet një pjesëtarë i rendit të parë të korit të atyre kriminelëve, të cilët strehonin sivëllezërit e tyre, hordhitë paramilitare nëpër objektet e kultit, dhe që i bekonin me tymin e temjanit, para se ato të hidheshin në veprime plaçkitjeje, djegëje, përdhunuese dhe masakruese nëpër vendbanimet me popullatë, kroate, boshnjake dhe shqiptare!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here