iPhone 8 me opsione e ndryshime që askush nuk i kishte menduar

Teknologji

Ashtu si çdo vit, kompania “Apple” pritet të nxjerrë këtë vit versionin e ri të iPhone, “iPhone 8”. Gazeta britanike ‘The Sun’ ka publikuar disa versione të ndryshme konceptuale se si mund të duket telefoni i ri i “Apple”.

Një gjë është e sigurt, që në 10 vjetorin “smartphone”-ve të “Apple”, telefoni i ri do të jetë ndryshe nga modelet e saj paraardhëse.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Celulari do të karikohet me wireless. AirPods të Apple nuk janë lëvizja e parë e kompanisë për të ‘shpëtuar’ nga kabllot.

Burime të ndryshme, duke përfshirë Bloomberg, raportojnë se Apple është duke e testuar teknologjinë e mbushjes me wireless dhe se kjo teknologji do të paraqitet në iPhone-in e ardhshëm.

Madje, “iPhone 8” do të mund të mbushet nga një distancë e largët – edhe nga dhoma në dhomë. Lamtumirë butoni Home: Në mënyrë që të rritet madhësia e pajisjes, Apple raportohet se do ta largojë plotësisht butonin Home.

Duke e hequr këtë buton Apple do të jetë në gjendje që të fitojë një hapësirë më të madhe të ekranit, i cili do të shtrihet nga skaji në skaj. Mund të ketë teknologjinë e skanimit të fytyrës Prezantimi i Touch ID në iPhone 5s solli një nivel krejtësisht të ri në sigurinë e celularëve, por Apple planifikon që biometrikën ta integrojë edhe më mirë.

Një raport nga një prodhues çipesh nga Kina sugjeron se iPhone do të përmbajë teknologjinë e skanimit të syrit. Kjo do të thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje ta hapin celularin vetëm duke e parë kamerën në ekran.

Ekrani do të jetë i lakuar “iPhone8” pritet të ketë një ndryshim të madh në dizajn. Ndryshimi më i madh është se ekrani do të jetë i lakuar në skaje, ngjashëm me Galaxy S7 Edge.

ME TE LEXUARAT