Interi siguron përforcimin e parë

Kliko per me shume info

Roberto Gagliardini do të jetë transferimi më i ri i Interit.

Një Inter italian. Ky është projekti i drejtuesve të klubit zikaltër të cilët kanë siguruar një talent të madh. Fjala është për Roberto Gagliardinin i cili është goditja e parë e Inter në afatin kalimtar të janarit.

Kliko per me shume info

Gagliardini i cili është një nga zbulimet e këtij kampionati, teksa në fazën e parë ka arritur të shkëlqejë me fanellën e Atalantës, do të transferohet te Interi në formë huazimi për dy milionë euro me detyrim blerjeje në fund të sezonit për 23 milionë euro të tjera.

Suning ka dhënë përgjigje pozitive dhe lojtari shumë shpejt pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore para se t’i bashkohet pjesës tjetër të skuadrës, e cila ka nisur përgatitjet në Marbella të Spanjës.

Për Gagliardinin ka shfaqur interesim edhe Juventusi por dëshira e lojtarit ka qenë të transferohet në Giuseppe Meazza.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here