Interi e nis mbarë, fitore me përmbysje ndaj Udineses

Sport

Skuadra e Interit e ka nisur mbarë vitin 2017. Zikaltërit morën 3 pikë shumë të rëndësishme ne transfertën ndaj Udineses. Të besuarit e Piolit vuajtën, por arritën të pëmbysin rezultatin në fund të lojës.

Udinese e nisi mjaft mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë portën e Handanovic, ndërsa në minutën e 17 Janko shfrytëzon një vendosje jo të mirë të mbrojtjes për të shënuar për 1-0.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fund të pjesës së parë, kroati Perisic barazon rezultatin me një gol të bukur. Në pjesën e dytë, Inter shton presionin në drejtim të portës së vendasve dhe në të 87-n, Perisic shënon me kokë për 2-1 duke i dhuruar tre pikë Interit që blejnë shumë për ecurinë e kampionatit.

ME TE LEXUARAT