Skënderbeu zyrtarizon Ilir Dajën si trajner

Tekniku Ilir Daja do të prezantohet mesditën e së mërkurës si trajneri i ri i Skënderbeut. Klubi korçar njoftoi zgjidhjen e kontratës me Andrea Agostinelli.

Rezultatet në drejtimin e italianit nuk bindën, pasi ekipi e mbylli në vendin e tretë fazën e dytë të kampionatit. Ilir Daja i cili në fillim të këtij sezoni ishte trajner i Tiranës do të udhëheqë Skënderbeun drejt qëllimit kryesor, titullin kampion.

Kreu i renditjes ku ndodhet Kukësi është 4 pikë larg. Kampionët e Shqipërisë në fuqi do të grumbullohen të mërkurën në Durrës dhe nga 6 janari do të nisin në Antalia fazën përgatitore.

Stafi teknik do të vëzhgojnë gjendjen e lojtarëve duke zhvilluar 3 miqësore. Dy prej skuadrave janë nga Azerbajxhani, Qarabag i Ansi Agollit dhe Sumqayit. Seria e ndeshjeve testuese do të nisë me skuadrën vendase Bursaspor.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Futbolli i femrave, Shqipëria dhe Kosova kundër njëra-tjetrës

Sporti do të përballë Shqipërinë dhe Kosovën si dy shtete kundërshtare. Kështu ...