IKMT përfundon aksionin, shemb objektin 3-katësh tek Universiteti Bujqësor

9
Kliko per me shume info

IKMT e përfundon aksionin e nisur mëngjesin e sotëm. Sipas tyre, aksioni ka nisur me prishjen e një objekti tre katësh (dy kate plus papafingo), 204 metër katrorë e cila i përket shtetasit B.K. Ky objekt është përjashtuar nga proçesi i legalizimit me Vendimin nr. 14735 datë 1.12.2016 të ALUIZNI-t.
Në këtë zonë, ky është ndërtimi i parë që prishet për këtë vit, ndërkohë që gjatë muajit dhjetor u prishën 24 objekte të tjera. Më herët IKMT ka prishur 7 objekte, kryesisht biznese që kanë zënë hapësirat e Universitetit Bujqësor të Kamzë, ndërsa aksioni është inspektuar gjatë dhjetorit dhe nga ministrit Tahiri.
“Gjenden gjithmonë disa gjyqtarë që mbrojnë ndërtimet pa leje dhe pengojnë punën e institucioneve publike. Ne jemi të vendosur për ta çuar në fund reformimin e sistemit të drejtësisë ndaj Vettingu nuk ka kthim pas, pavarësisht rezistencës së frontit të së keqes që nuk duan që në këtë vend të ketë drejtësi”, u shpreh asokohe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Lirimi i hapësirave publike të universitetit ishte paralajmëruar nga Kryeministri Rama gjatë ceremonisë së 65-vjetorit të krijimit të tij.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here