Identifikohet autori i plagosjes së trefishtë në Vlorë, shpallet në kërkim(Emri)

Aktualitet

Policia e Vlorës ka identifikuar autorin e plagosjes së dy vëllezërve dhe një personi të tretë në një lokal në mbrëmjen e shkuar. Mësohet se autori është shtetasi Edison Aliko, i cili mendohet të ketë qenë përfshirë disa muaj më parë në një tjetër ngjarje të ngjashme, u u qëllua me armë në zonën e “Kalit të Trojës” po në Vlorë bëjnë të ditur burime nga policia.

Policia ka shpallur në kërkim autorin ndërsa sipas dëshmisë në polici të të atit të dy vëllezërve të plagosur mësohet se i vetmi konflikt që kanë vëllezërit Marsel dhe Zhaver Shenko me autorin ka qenë një shit blerje e një motori

Njoftimi i policisë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Rreth orës 22:05, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali, për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ambulancës pranë një lokali, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 shtetas (dy prej tyre në këmbë, tjetri në njërin krah) :

Marsel Shenko 20 vjeç, banues në Vlorë.

Zhaver Shenko 24 vjeç, banues në Vlorë.

Flavio Kamberaj, 18 vjeç, banues në Vlorë”

ME TE LEXUARAT