I vranë djalin, babai ekzekuton 7 terroristë të ISIS

Bota

isis-terrorNjë 60-vjeçar irakian ka qëlluar për vdekje shtatë militantë islamikë të ISIS-it, gjatë një sulmi hakmarrës për vdekjen e djalit të tij.

Sipas medieve ndërkombëtare, thuhet se Basil Ramazani, 60-vjeç, qëlloi me një Kallashnikov AK-47 ndaj një grupi të ISIS-t në një pikë kontrolli në qytetin Tikrit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai vrau shtatë prej tyre para se të qëllohej nga terroristët e tjerë për vdekje të dielën në mëngjes.

Mediat lokale raportojnë se terroristët e ISIS-it kanë ekzekutuar në fillim të muajit janar djalin e tij Ahmed Ramazani, 18 vjeç.

Ai u vra së bashku me shtatë të rinj të tjerë, të cilët akuzoheshin nga ISIS-i për bashkëpunim me forcat irakiane të sigurisë.

Në vitin 2007, Basil Ramazanit i është vrarë nga Al Kaeda edhe djali i madh.

ME TE LEXUARAT