I mituri u mbyt në liqen, flet i ati nga burgu: Dua të shkoj në varrimin e djalit

Vdekja tragjike e 12-vjeçarit një ditë më parë në liqenin e Mëzezit, pasi u thye akulli mbi të cilin po rrëshqiste ka tronditur të gjithë. Fatmirësisht motra e tij 15-vjeçare shpëtoi. Ditën e sotme u mësua se i ati i dy fëmijëve ndodhet në burg, pasi është akuzuar për përdhunim ndaj të bijës. Fatos Gurakuqi, i cili ndodhet në burg kërkoi të merrte pjesë në varrimin e të birit, i cili ishte vendosur në orën 12:30 të ditës së sotme.

Por kërkesa e avokatit të Gurakuqit është paraqitur pranë autoriteteve përkatëse në orën 12:00, çka e ka bërë të pamundur realizimin e kësaj kërkese.

Autoritetet e burgut thonë se kërkesa e paraqitur nga avokati i Fatos Gurakuqit ishte e vonuar, ndërsa theksojnë se nuk u paraqit nga ana e tij dokumentacioni përkatës, pra një certifikatë familjare.
Fatos Gurakuqi është dënuar me 3 vite burg me akuzën e përdhunimit të vajzës së tij 14-vjeçare.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

‘Eja fli tek unë’, Shqiptari rrëmben dhe përdhunon për 6 orë transseksualin

Një transseksual është rrëmbyer dhe përdhunuar për gjashtë orë. Sulmi është punë ...