I gjenden makina të vjedhura, uniforma policie e drogë në garazh

18
Kliko per me shume info

Policia e Vlores njoftoi shpalljen në kërkim te autorit te dyshuar (pronari i objektit) shtetasi G.C., 25 vjeç, banues në Vlorëte cilit i jane gjetur makina, arme dhe droge si dhe uniforma policie.

Burimet thane se Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ka ushtruar kontroll në një garazh në lagjen “Bashkimi” në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim, ku janë gjetur 2 automete; Land Rover me targë AA 001 JU dhe Volkswagen Golf me targë AA 572 FM.

Kliko per me shume info

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këto mjete rezultojnë të vjedhura në Dhjetor të 2016-ës dhe në Janar të 2017-ës.

Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 veshje policie (uniforma), si dhe një sasi me lëndë narkotike prej 2 kg e 270 gr, e dyshuar si Cannabis Sattiva

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të shtetasit G.C të shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kane bere me dije zyrtaret e policise.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here