Vdes 54-vjecari në Sarandë, viktima e dytë e të ftohtit në vend

Regjistrohet viktima e dytë nga i ftohti që ka prekur Shqipërinë ditët e fundit. Në Sarandë një person ka ndërruar jetë në spital.

Viktima është Leonard Beqiri 54-vjeç, u gjet nga policia në gjendje të rëndë dhe në kushte të mjerueshme në një banesë të braktisur në lagjen nr.2.

Beqiri është dërguar në spital nga policia, por ka ndërruar jetë. Sipas spitalit të Sarandës, vdekja ka ardhur nga i ftohti dhe kequshqyerja.

Prej fillimit të vitit Beqiri ishte transportuar shpesh në spital për t’u trajtuar. Ai prej kohesh jetonte në një automjet të braktisur, ishte pa familje.

Dy ditë me pare në Durrës ndërroi jetë nga i ftohti arktik Arben Sulo, 38 vjeç, i cili ishte i pastrehë. Ai u gjet pa shenja jete nga kalimtarë të rastit në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shkodrani me makinë me xhama të zinj tenton të korruptojë policin

Një 24-vjeçar nga Shkodra, qe po udhëtonte me makinë me xhama të ...