Hysaj ‘’braktis’’ Napolin, ja çfarë synon shqiptari

Pas dy vitesh në Itali, Elseid Hysaj pritet të largohet në fund të sezonit.
Mësohet se për yllin e kombëtares shqiptare kanë ardhur oferta  nga Premier League-a angleze, me skuadrat londineze Arsenal dhe Chelsea që kanë shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit shqiptar. Lajmi është bërë i ditur nga vetë menaxheri i Elseidit, Mario Giufredi.
“Arsenal dhe Chelsea kanë vëzhguar Hysajn. Sigurisht që ekzistojnë vlerësime për të. Falë paraqitjeve të tij monitorohet nga skuadrat më të mëdha në Evropë. Por tani nuk mendojmë për asnjë skuadër dhe jemi të fokusuar te Napoli. Do të shohim në verë se si do të veprojmë”, deklaroi Giufredi.

“Elseidi për momentin në kokë e ka vetëm Napolin. Për mua afati kalimtar i janarit nuk ekziston, ne do të shohim verës se çfarë do të ndodh. Do të shohim ofertat dhe sigurisht dëshirën e vetë Elseidit”, tha Giufredi. Për momentin Napoli i Hysajt është në vend të tretë, 2 pikë nga Roma e vendit të dytë dhe 6 pikë nga Juventusi kryesues.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Dhuna në stadiumin e Kukësit, policit i thyhet shkopi i gomës duke goditur tifozin

Në ndeshjen mes Kukësit dhe Partizanit të luajtur pasditen e sotme në ...