Hyn në ujërat e Liqenit Artificial, humb jetën 50-vjeçari

Një 50-vjecar ka humbur jetën paraditen e sotme  pasi ka hyrë në Liqenin Artificial në Tiranë.

Burime nga Policia bëjnë me dije se rreth orës 11:20, është marrë një telefonatë tek numri i emergjencave 112, se një shtetas ka hyrë në brendësi të Liqenit Artificial.

Menjëherë janë afruar shërbimet e Policisë, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës së Liqenit Artificial.

Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, shtetasin E. R., 50 vjeç dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarie.

Janë njoftuar polumbarët për nxjerrjen e trupit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Aksident në Tiranë, makina përplaset me kamionin

Një aksident është raportuar në mesditën e së mërkurës afër zonës së ...