Humb valixhen, futbollisti surprizon me veshjen në ceremoninë e “Topit të Artë”(Foto)

Kliko per me shume info

Një incident në avion, bëri që Aubameyang të kishte një pamje të papërshtatshme në ceremoninë e shpalljes së ‘’Topit të Artë’’. Aubameyang dje është shpallur “Futbollisti i Vitit” në Afrikë, ndërsa “Topin e Artë” në futbollin e këtij kontinenti e ka fituar Riyad Mahrez i Leicester. Pavarësisht se nuk ka arritur të fitojë trofeun e fundit, Aubameyang nuk është larguar pa fituar asgjë nga ky aktivitet. Por, ajo që i bëri përshtypje të gjithëve, ishte veshja e tij.
Ai i ka habitur të gjithë kur u ngjit në podium i veshur sportiv, me tuta e bluzë të shkurtër dhe një kapele reperash. Ndryshe nga Mahrez dhe Mane, të cilët ishin të veshur me “smoking”, raporton “the sun”.
Siç është njoftuar më parë, udhëtimi i Aubameyang drejt Nigerisë, ku edhe është organizuar ky aktivitet, nuk ka kaluar pa incident. Valixhja me të cilën afrikani mbante rrobat që duhej të vishte, humbën pas mbërritjes në Nigeri. Asgjë nuk dihet me siguri, por e sigurtë është që Aubameyang nuk e ka të vështirë për të blerë një kostum tjetër. Pavarësisht se në foto duket bukur.

 

Kliko per me shume info

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here