Huazohet sulmuesi i kombëtares Sokol Cikalleshi

Ndryshim planesh në ditën e fundit të merkatos për Sokol Cikalleshin. Bomberi i kombëtares i cili ka vuajtur mungesën e aktivizimit në këto muajt e fundit me Istanbul Basaksehir shkon në huazim për pjesën e mbetur të sezonit te Akhisar Belediye, një lëvizje që është kushtëzuar nga strategjia e klubit nga Stambolli.

Istanbul Basaksehir që kërkon këtë sezon titullin kampion zyrtarizoi në ditën e fundit të merkatos afrimin në skuadër të Emmanuel Adabeyor, sulmuesit togolez që ka luajtur më parë me skuadra prestigjioze si Arsenal, Tottenham, Real Madrid e Manchester City.

Afrimi i 32-vjecari për 18 muajt e ardhshëm te Basaksehir do të reduktonte akoma më tepër shanset e Cikalleshit për tu aktivizuar ndaj zgjedhja më e mirë për të gjitha palët është konsideruar huazimi i tij te Akhisar Belediye, transmeton Super Sport.

Këtë sezon sulmuesi i Kombëtares ka luajtur vetëm në 11 ndeshje me Istanbuk basaksehir, gjatë të cilave ka shënuar edhe 3 gola dhe tani shpreson të gjejë një vend fiks te Akhisar, skuadër e cila ndodhet në vendin e 12 të klasifikimit në Superligën turke, 4 pikë sipër zonës së rënies nga Kategoria dhe që ka vuajtur në fazën e parë në aspektin sulmues duke patur rendimentin më të dobët në kampionat me vetëm 11 gola të shënuar.

Aspekt për të cilin thirret në mision pikërisht Cikalleshi i cili nga ana e tij do të gjejë shanset e aktivizimit dhe mundësinë për të konfirmuar aftësitë si një bomber klasi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Hysaj figurë të keqe në Itali, zhgënjen skuadrën e tij

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj është një nga më të mirët ...