Holandë, humb jetën azilkërkuesi shqiptar nga Maqedonia

Një azilkërkues maqedonas me kombësi shqiptare ka humbur jetën në Holandë gjatë arrestimit nga Policia Ushtarake Holandeze.

Sipas versionit të Policisë Ushtarake, 35-vjeçari Bekim Hasani ishte në gjendje të rëndë mendore pasi atij atë ditë i ishte kërkuar të rikthehej në vendin e tij.

Hasani u sinjalizua nga policia në një qendër tregtare në Maastricht, në jug të vendit, ku dhe iu kerkua të largohej nga qendra.

Por Hasani nuk pranoi, duke detyruar agjentët e policisë t’i vinin prangat. 35 vjeçari bëri rezistencë dhe agjentët u përpoqën ta neutralizonin.

Policia mohon se Hasani ka ndërruar jetë për shkak të dhunës së tepruar gjatë arrestimit. Prokuroria ka nisur hetimet për të verifikuar deklaratat dhe veprimet e agjentëve të policisë. abcnews

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohen detaje të reja nga krimi në Greqi, në shtëpinë ku u vra çifti i shqiptarëve

Media greke Protothema.gr ka arritur që të hyjë në shtëpinë ku u ...