Historia e trishtë e ish-minatorit 67-vjeçar i cili jeton në karabina: Djali më vdiq nga i ftohti

Aktualitet

Një 67-vjeçar nga Elbasani i duhet ta përballojë të ftohtin duke u përpëlitur në një karabina pa mure, dhe kërkon ndihmë. Maksim Beqiraj është një ish-minator që prej 3 vitesh ka mbetur në qiell të hapur, pasi shtëpia ku jetoi për disa dekada, u shemb për shkak të amortizimit.

I gjatë kalvari i vuajtjeve të 67-vjeçarit nga Elbasani duket se nga ajo ditë nuk ka të mbaruar, edhe pse ai nisi të hidhte themelet për rindërtimin e banesës në lagjen “Sul Papri”, por nuk e lejua pasi nuk kishte leje ndërtimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kam tre vjet që mu shemb shtëpia dhe kam kërkuar në të gjitha organet kompetente të Bashkisë, por nuk më kanë dhënë asnjë rrugëzgjidhje. Tani me këto temperatura -10 gradë po jetoj këtu. Mbrëmë nuk po duroja dot, mora policinë në telefon, erdhën më morën dhe më çuan në spital. E kalova natën aty, se nuk mund të duroja dot. Gruaja ka shkuar te njerëzit e vet. Ku të flerë këtu. Kjo është situata”, rrëfen ish-minatori.

I sëmurë kronik dhe i pashpresë, ish-minatori tregon që moti i acartë vitin e kaluar i rrëmbeu edhe të birin 29-vjeçar. I mbetur pa banesë, pa familje dhe i zhytur në dëshpërim, ish-minatori bën thirrje që dikush të kujtohet për të.

“Kam kaluar dy herë, parainfarkt, dhe nuk mundem ta përballoj. 85 mijë lekë të vjtra marr pension. Më datën 16 tetor, flija me djalin këtu, nga një plevitë e rëndë që mori, ujë në mushkëri, vdiq. Nuk kërkoj asgjë tjetër, se shtëpinë që kam patur është këtu prapa, është shembur. Kërkoj vetëm 4 kolona dhe një soletë të më bëjnë. Asgjë tjetër nuk kërkoj”, thotë 67-vjeçari Maksim Beqiraj.

ME TE LEXUARAT