Hetimi për sekserin e CEZ, ku shkuan 7 milionë euro?

Sekseseri kosovar Nue Kalaj, i dyshuar për lidhjet mes qeverisë Berisha dhe kopamnisë CEZ në çështjen e privatizmit të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë në 2009, nuk u paraqit në komsionin hetimor parlamentar, edhe pse ishte njoftuar në adresën që mban në Shqipëri.

Kryetari i komisonit, Taulant Balla kërkoi sjelljen e tij me forcë nga policia. Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas ka tërhequr kesh një shumë prej 7 milionë eurosh, të derdhura në emër të tij nga CEZ, në njërën prej bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Sipas dokumentit të ofruar nga vetë banka, veprimi ka ndodhur në qershor të vitit 2009, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të atij viti.

“Shumat janë shumë të mëdha, të lëshuara nga CEZ, të tërhequra më pas kesh, që mund të jenë shndërruar në rryshfete për zyrtarë të asaj kohe”, deklaroi Balla gjatë mbledhjes së komisionit.

Emri i Nue Kalajt u përmend për herë të parë në dëshminë e dhënë posaçërisht për emisionin “Exclusive” në Top Channel të juristit që merret me arbitrazhet në OSHEE, Romeo Kara.

Ky i fundit ka administruar me mijëra dokumenta të privatizmit. Sipas tij, procesi ka qenë i paracaktuar dhe ka gjurmë dokumentash që të çojnë tek lidhjet mes qeveritarëve të kohës dhe Nue Kalajt.

“Materiali që kam tregon foton e tij me ish-ministrin Ruli. Duke qenë se ka shumë të dhëna që dalin të sakta, deri tek numri i NIPT-it të shoqërisë që zotëronte aksionet, aty përmendet edhe që në vitin 2006 Kalaj ka telefonuar brenda një muaji rreth 100 herë kryeministrin Berisha. Kjo vlen të konfirmohet”, deklaroi Kara.

Të thirrur për dëshmi janë dhe drejtuesit e bankës që ka kryer trasanksionet për të hedhur dritë se ku shkuan 7 milionë eurot, të tërhequara kesh nga Kalaj brenda një dite?.tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Reagon Majko: Ja ku gabon Rexhep Qosja në idenë për shkëmbim territoresh

Pak ditë pasi akademiku dhe shkrimtari Rexhep Qosja foli rreth idesë së ...