Të gjithë të korruptuarit do të ndëshkohen, 300 dosje në hetim intensiv”

Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela shprehet se abuzuesit me pushtetin në Shqipëri nuk do të ndalojnë pa u ndëshkuar.

Gjithashtu, Ngjela shkruan se ka nisur hetimi intensiv për 300 subjekte të korrupsionit të lartë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkrimi i Ngjelës:

Historia nuk mund të përsëritet dy herë kundër moralitetit në Shqipëri

Shqiptaret nuk i ndëshkuan dot krimet e komunizmit; sepse gjithçka ishte një stafete: nga Ramizi Alia te Sali Berisha.

Korrupsionin do ta ndëshkojnë plotësisht. Të gjithë të korruptuarit do të ndëshkohen. Budallenjtë e gjykatave kot shpresojnë.

Hetimet kanë filluar intesivisht për 300 subjekte të korrupsionit të lartë. Do të ndëshkohen që të gjithë.

Vendosja e moralitetit në drejtimin e shtetit, dhe drejtësia nëpërmjet një gjykatë krejtësisht të pakorruptuar, do të jetë çlirimi real i shqiptarëve.

Shqiptarët ranë nga dhuna e diktaturës hoxhiste, të dhuna e një shteti tërësisht të korruptuar. Por këndej e mbrapa demokratiksht iu duhet të sjellin në drejtim njerëzit e ditur dhe jo batakçinjtë injorantë si deri tani…

Shqiptarët më në fund hynë në historinë e tyre të vërtetë. Kjo duhet të na gëzojë të gjithëve në këtë Vit të Ri….

ME TE LEXUARAT