Haradinaj: Hashim Thaçi e Isa Mustafa s’kanë vullnet për krijimin e ushtrisë

Kosovë&Rajon

Deklaratat e presidentit Hashim Thaçi e kryeministrit Isa Mustafa se do ta bëjnë ushtrinë nuk janë të vërteta dhe nuk qëndrojnë, vlerëson deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj.

Ai në “Rubikon” të KTV’së ka thënë se e vërteta e vetme është se do të ketë debat në Kuvend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“E vërteta është që të ketë një debat në parlament dhe do të vijmë në përfundim se a do ta bëjmë ushtrinë”, ka thënë Haradinaj, anëtar i Komisionit për Siguri në Kuvend.

Por, Anton Quni, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk beson se dikush nuk ka vullnet të bëhet ushtria.

Por, Haradinaj mendon ndryshe. Sipas tij, dikush që lejon trenin e ndërtimin e murit, nuk mund të ketë vullnet për krijimin e ushtrisë.

“Asnjë fije vullneti nuk kanë”, ka deklaruar Haradinaj.

ME TE LEXUARAT