“Haradinaj”, Serbia letër ankese në Interpol kundër Shqipërisë

Kliko per me shume info

Ministri i Brendshëm i Serbisë Nebojsha Stefanoviç i ka drejtuar një letër Sekretarit të Përgjithshëm të Interpolit Jurgen Stoke, ku thotë se kërkesa e MPB-së së Shqipërisë për të mos ekstraduar Ramush Haradinajn, është ndërhyrje në sovranitetin e Serbisë.

Stefanoviç ka shkruar se kërkesa e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për të mos e ekstraduar Ramush Haradinajn në Beograd përfaqëson një ndërhyrje në punët e brendshme të shtetit serb. Ai ka përmendur edhe faktin se Serbia është pjesë e Interpolit.

Kliko per me shume info

Stefanoviç madje mendon se edhe Kosova, “si pjesë e juridiksionit të Serbisë” është pjesë e këtij organizmi, shkruan “Kurir”. Për të, kërkesa e ministrit të Brendshëm shqiptar paraqet ndërhyrje brutale në punët e Qeverisë së Serbisë. Ministria e Drejtësisë serbe ende nuk ka hequr dorë nga kërkesa për ekstradim të Haradinajt.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here