Arrestimi i Haradinajt, reagon PD: Franca të sqarojnë sa më parë këtë situatë

Politikë

Partia Demokratike e Shqipërisë ka reaguar pas lajmit të ndalimit të Ramush Haradinaj në Francë.

PD e cilëson arrestimin e Haradinaj si fakt tronditës dhe u kerkon autoriteteve franceze sqarimin e kesaj situate te krijuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Reagimi i plote i PD:

Ndalimi i sotëm në Francë i Rramush Haradinajt është një lajm shqetësues. Tronditës është fakti se ky ndalim është kryer me një fletarresti të vitit 2004 të Sërbisë dhe objekti duket se është aktiviteti i Rramush Haradinajt në luftën për çlirim të Kosovës.

Si zoti Haradinaj po ashtu dhe drejtues të tjere të UCK janë ballafaquar me dinjitet dhe janë vlerësuar të pafajshëm nga drejtësia ndërkombetare në kohë të tjera. As Haradinaj dhe asnjë luftëtar i lirise së Kosoves nuk i janë trembur e shmangur drejtësisë, madje kanë mirepritur cdo lloj hetimi për të provuar pastërtinë e luftës për clirim të Kosovës.

Partia Demokratike nderon luftën heroike të popullit të Kosovës dhe drejtuesve të saj për liri e pavarësi. Partia Demokratike shpreh besimin se një drejtësi e pavarur europiane nuk mund të mos nderoje gjithashtu heronjtë e një populli në luftën për liri.

Partia Demokratike u kërkon autoriteteve franceze të sqarojnë sa më parë këtë situatë, duke theksuar se procedura të tilla burokratike dhe rudimentare perjetohen me shqetësim në hapësiren mbareshqiptare pasi ato prekin një ndër faqet më krenare të historise sonë, lirinë dhe pavarësine e Kosovës.

ME TE LEXUARAT