Haradinaj: Nesër në gjykatën franceze për t'u përgjigjur akuzave të sajuara të Serbisë

Kosovë&Rajon

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka lajmëruar qytetarët se nesër ka për të dalë përpara gjykatës në Francë, lidhur me akuzat që Serbia ka ngritur mbi të. Haradinaj nënvizon se shpreson se në seancën e javës së ardhshme të lirohet nga të gjitha akuzat.

“Të dashur qytetarë, për shkak të interesimit të jashtëzakonshëm të opinionit publik lidhur me ndalimin dhe procedurat ndaj meje në Francë, ju njoftoj se nesër në një seancë gjyqësore, do të bëhet paraqitja e materialit që e ka sajuar Serbia kundër meje, ndërkaq në seancën e javës së ardhshme, shpresoj që përfundimisht të marrë fund kjo farsë gjyqësore e imponuar nga Serbia! Më lejoni që edhe njëherë t’iu falënderoj për mbështetjen ndaj meje, të manifestuar gjithë këto ditë, si dhe për besimin e palëkundur se gjithçka rreth ndalesës sime, këtë herë ishte politike”, shkruan ai.

ME TE LEXUARAT