Haradinaj për VOA: Franca po abuzon, s’kam pse ekstradohem në Serbi

Kosovë&Rajon

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka komentuar sot arrestimin e tij në Francë, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’ Haradinaj, i cili edhe pse fitoi sot lirinë me kusht, ndodhet ende në Francë, Haradinaj pohoi se nuk ka pse të ndodh një ekstradim i tij në Serbi. Ai shtoi se arrestimi i tij është krejtësisht politik, ndërsa akuzoi Francën se po abuzon me situatën e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do qëndroj në Francë deri në mbylljen e procesit. Arrestimi im jo ligjor, është krejtësisht politik. Nuk ka pse të ndodhë ekstradimi im në Serbi. Burimi i këtij rasti është krejtësisht politik. Franca po abuzon me situatën time. Serbia nuk ka juridiksion mbi shtetasit e Kosovës. Mobilizimi i shqiptarëve më bëri të ndihem krenar”, tha Haradinaj.

Gjykata në Colmar të Francës vendosi përveç lirimit me kusht se Haradinaj nuk duhet të largohet nga Franca, për arsye se duhet të paraqitet 2 here ne gjykate. Ndërkohë, Serbia bëri kërkesën, për ta ekstraduar, madje do ta dërgojë edhe të plotësuar, sipas ministrres serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviç. Ajo ka thënë se Serbia e kërkon Haradinajn për “Krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999”, akuza këto për të cilat Haradinaj, thotë ajo, nuk është gjykuar në Hagë.

Në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, dërguar të martën, është paralajmëruar se do të ketë fakte shtesë, të cilat para se gjithash kanë të bëjnë me urdhëresën për zgjerimin e hetimeve kundër Haradinajt me fakte të cilat janë mbledhur, ka thënë Kuburoviç. Por edhe Kosova ka kërkuar që Haradinaj të lirohet me kusht duke mos e bërë të mundshëm ekstradimin e tij nga Franca në Serbi.

ME TE LEXUARAT