“S’ka argumente për ekstradimin e Haradinajt, BE-ja ta kushtëzojë Serbinë”

Kliko per me shume info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Uashingtoni zotohet se Ramush Haradinaj shumë shpejt do të kthehet Kosovë. Akuzat ndaj tij,  tha presidenti i vendit, se janë të pa baza dhe tentim për ta njollosur luftën çlirimtare të UÇK-së. “S’ka asnjë argument se do të ndodhë ekstradimi i Haradinajt. Kjo është një kërkesë fanatike, por e drejta do të ngadhënjejë”, ka deklaruar Thaçi.

“Është veprim i papranueshëm. Ka cenuar jo vetëm dinjitetin e Haradinajt, por edhe të qytetarëve të Kosovës. Vendimi më i drejt do të ishte nëse BE-ja do t’i vënte kushte Serbisë për integrim”, ka shtuar Thaçi. “Sjellja e Serbisë i cenon raportet tona dhe tërë atë angazhim korrekt të Kosovës”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here