Hakmarrja turke, bombardohen me avionë 100 baza të ISIS

Avionët dhe tanket turke kanë shkatërruar 100 objektiva të ISIS në Sirinë veriore, vetëm pak orë sulmit terrorist në klubin e natës në Stamboll, në prag të vitit të ri, nga i cili mbetën të vdekur 39 persona.

Pamjet nga ajri tregojnë se si avionët luftarakë lëshojnë raketa kundër vendqëndrimeve të forcave të ISIS pranë qyteteve al-Bab, Tadif dhe Bzagah, në veri të vendit, duke shkatërruar ndërtesa e vrarë 22 ekstremistë.

Videoja është publikuar ndërsa autoritetet turke ende vazhdojnë gjuetinë për vrasësin e Stambollit, i cili arriti me taksi në klubin e natës, ku shtiu me automatik kundër njerëzve që festonin.

Një operacion ushtarak turk, me emrin “Mburoja e Eufratit”, është nisur që katër muaj më parë, për të përzënë militantët islamikë nga rajonet kufitare dhe në javët e fundit forcat turke kanë zënë rrethuar qytetin al-Bab.

Por ofensiva e fundit ajrore vjen pasi ISIS mori përsipër përgjegjësinë për sulmin e natës së vitit të ri.

Agjencia shtetërore e lajmeve turke, Anadolu Ajans, bëri të ditur se mbi 100 objektiva të ISIS në Siri janë goditur nga Turqia e Rusia në operacione të veçanta, një ditë pas sulmit vdekjeprurës.

Anadolu shtoi se edhe avionët rusë sulmuan objektiva në Dayr Kak, në jugperëndim të al-Babit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vrasja e ambasadorit rus në Ankara, në pranga dy të dyshuar

Arrestohen dy persona të dyshuar, përfshirë një zyrtar policor, në lidhje me ...