E sulmoi me thikë burri, shqiptarja habit gjyqtarët italianë me dëshminë

Një shqiptar ra ne pranga pasi sulmoi me thikë bashkëshorten në sy të fëmijëve të mitur. Burri akuzohet për “vrasje në tentativë”, por gruaja ka ndryshuar dëshminë në sallën e gjyqit.

Gruaja kërkoi që burrit t’i hiqet masa e arrestit duke e justifikuar ngjarjen si një çmenduri të momentit duke befasuar trupën gjykuese.

“Është njeri i mirë, baba i mirë dhe familjar i mirë, ishte e gjitha një aksident i tmerrshëm”, ka thënë ajo.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 2 janarit. Burri kishte rrëmbyer thikën duke tentuar ta mbyste gruan, e cila u shpëtua nga fqinjët që lajmëruan policinë. Sidoqoftë edhe pas kësaj dëshmie nuk do të ndryshojë akuza ndaj shqiptarit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Naftëtarët në Fier në protestë kundër transferimit në Ballsh

Një protestë është nisur sërish nga punëtorët e e rafinerisë së naftës ...