Gruaja e deputetit të PS blen 1 për qind të bankës Credins, 1.13 miliardë lekë

Kliko per me shume info

Bashkëshortja e deputetit te PS Alfred Peza, zonja Mirela Ndini, eshte bere pronare e një pakete aksionesh në Credins Bank, me vlerë 1.13 miliardë lekë të vjetra.

Kjo është zbuluar nga disa njoftime të mediave, që i referohen dokumenteve të Qendrës Kombëtare të Binzesit, (QKB) ku pasqyrohet emrat e gjithë aksionerëve të kësaj Banke.

Kliko per me shume info

Sipas kontratës noteriale së blerjes së aksioneve, dokument qe ndodhet ne QKB, më 17.3.2015, afro dy vjet pasi Peza është zgjedhur si deputet i Partisë Socialiste, Ndini ka blerë nga aksionari tjetër Aleksandër Pilo një paketë aksionare me vlerë 1.13 miliard lekë të vjetra, afro 1 milion dollarë.

Pak kohe pas nenshkrimit te kesaj kontrate te blerjes se aksioneve, ajo zotëron 0.79 për qind të kapitalit të Bankës, që zotërohet nga 31 aksionerë.

Mes këtyre aksionerëve ndodhet dhe një tjetër deputet tjetër i PS, Ervin Bushati, i cili, me bashkëshorten e tij, kanë sëbashku një paketë aksionare prej 0.18 për qind të kapitalit të përgjithshëm të Credins Bank.

Lajmi per pranine e gruas se deputetit Peza ne listen e aksionereve te bankes Credins, u publikua fillimisht nga citynews. /lajmifundit.al

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here