Gripi mbërthen Shqipërinë, flasin mjeket: Bëni kujdes dhe ndiqni këto këshilla

Javën e fundit përfshirë dhe ditët e para të viti 2017 përllogariten rreth 19 mijë të prekur, por sërish e konsiderojnë një situatë normale gripi. Në poliklinikat e Tiranës numri i vizitave mjekësore të vegjël dhe rritur arin rreth 100 në ditë. Madje është rritur dhe interesi i pacientëve për të bërë vaksinën antigrip, e cila këtë vit ofrohet falas në qendrat shëndetësore. Sipas asaj që njoftojnë mediat deri tani janë shënuar 4 viktima.

Po çfarë thonë mjekët lidhur me këtë gjendje?

Sipas mjekëve patologë, gripi zgjat 5-6 ditë dhe qytetarët duhet të fillojnë trajtimin që në shfaqjen e simptomave të para në kushtet e shtëpisë.

“Vetë në shtëpi. Duke iu referuar shenjave që ka. Mund të jetë me temperaturë, atëherë mund të marrë aniperetikët, nëse është me kollë, atëherë të konsumojë çaj. Por në rast se këto shenja zgjasin më shumë se 3 apo 4 ditë dhe gjendja rëndohet, atëherë duhet me patjetër të paraqiten të mjeku”, shprehet Anila Sevdari, mjeke patologe.

Po kështu, mjekët sugjerojnë konsumim të sa më shumë lëngjeve.

“Të konsumohen perimet dhe frutat me vitaminë C, të qëndrohet shtrirë dhe të evitohen ambientet e mbyllura”, thotë mjekja.

Burime nga Ministria e Shëndetësisë thonë se situata gripale në vend është duke u monitoruar dhe vetëm nëse do të shikohet e arsyeshme do të vlerësohet për një urdhër të dytë për mbajtjen mbyllur të shkollave, kopshteve dhe çerdheve.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Nëna ‘’turpërohet’’, e pabesueshme ajo që i vendos vajzës në çantën e shkollës (Foto)

Në Australi është raportuar një ngjarje vërtetë qesharake por dhe shokuese. Një ...