Pas dy viktimave, ky është numri i personave në gjendje të rëndë nga gripi

Situata e gripit mbetet problematike, por mjekët e Institutit të Shëndetit Publik thonë për Top Channel se në dy ditët e fundit vërehet një ulje e ndjeshme e numrit të vizitave apo të shtrimeve në të gjitha spitalet e vendit.

Zyrtarisht konfirmohet se deri më tani në gjendje të rëndë shëndetësore janë 10 persona, 3 prej të cilëve të shtruar në reanimacionin e spitalit të mushkërive “Shefqet Ndroqi” dhe 2 në reanimacionin e Spitalit të Vlorës.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP sqaron se janë regjistruar 2 persona të vdekur, por asnjëri prej tyre nuk ka qenë i prekur nga gripi. Ata kanë qenë mbi 60-vjeç dhe kanë humbur jetën si pasojë e prekjes nga pneumonia.

Nga Elbasani, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, tha se si qendrat shëndetësore edhe spitalet janë në gatishmëri edhe ditën e shtunë dhe të diele.

“Situata vazhdon të jetë problematike, ende intensiteti i sëmundjes është i lartë, edhe pse dy ditët e fundit jemi përpjekur që të administrojmë me një bashkëpunim midis spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Sot është e diele megjithatë i gjithë kujdesi shëndetësor parësor në qytetet kryesore të vendit është në shërbim të vizitave për të qenë më pranë qytetarëve, por edhe për të ulur sado pak ngarkesën që kanë spitalet tona”, tha Beqaj./top channel

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohen detaje të reja nga krimi në Greqi, në shtëpinë ku u vra çifti i shqiptarëve

Media greke Protothema.gr ka arritur që të hyjë në shtëpinë ku u ...