Gripi në vend, ISHP: Epidemia drejt rënies. Ja çfarë rekomandohet

Aktualitet

Gjendje gripale në vend ku prej javësh alarmoi vendin, mësohet së është drejt rënies. Lajmin e bën me dije Instituti i Shëndetit Publik. Specialistë të ISHP thanë se nga të dhënat ditore rezulton një numër më i ulët i urgjencave dhe rasteve të referuara nga spitalet dhe qendrat shëndetësore në vend që kanë lidhjen me gripin. Për më tej ISHP sqaron se deri ditën e martë kur dhe mbyllet përllogaritja javore e situatës gripale pritet që numri i të infektuarve nga virusi gripal të ketë rënë nga shifra në fuqi 22 mijë.

Specialisti rekomandon kryerjen e vaksinës antigrip për aq kohë sa nuk është vërtetuar klinikisht prekja nga virusi, apel që vlen edhe për gratë shtatzëna.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Drejt normalitet paraqitet situate në urgjencat spitalore në Tiranë ku numri i tyre ka pësuar rënie nga 30 deri në 50% krahasuar me ditët e para të janarit.

Por edhe pse treguesit e situatës gripale janë në rënie virusi AH3 N2 vijon të shkaktojë viktima në radhët e të sëmurëve kronik.

Por edhe pse treguesit e situatës gripale janë në rënie virusi A H3N2 vijon të shkaktojë viktima në radhët e të sëmurëve kronikë. Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar viktimën e katërt nga gripi në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Viktima, një 76-vjeçar nga Tirana ishte shtruar prej 1 jave në spital ku kurohej paralelisht për komplikacionin viral dhe disa sëmundje shoqëruese.

ME TE LEXUARAT