Gripi? Flet Paloka: S’kanë ku ti çojnë nxënësit se ngrijnë nëpër klasa

PD ka kritikuar qeverinë për mënyrën se si po i menaxhon situatat e krijuara si pasojë e motit të keq, gjatë këtyre ditëve. “Në vetëm 3 ditë me temperatura ekstreme nën zero, qeveria u zhvesh nga përgjegjësitë e saj”, tha kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.

“3 ditë i mjaftuan kësaj qeverie për t’u zhveshur lakuriq. Jo energji elektrike, ujë në Tiranë. Firmat e deputetëve të Partisë Socialiste që kanë marrë paratë për të mirëmbajtur gjoja rrugët, i kanë marrë paratë dhe i kanë futur në xhep”, deklaroi Paloka në Berat, gjatë aktivitetit me rastin e 26-vjetorit të krijimit të degës së PD-së në këtë qytet.

Ky i fundit tha se edhe vendimi për mbylljen e shkollave ishte një përpjekje për të fshehur mungesën e ngrohjes në shkolla, kopshte dhe çerdhe.

“Gjoja i kanë mbyllur shkollat prej gripit. Jo, jo, i kanë mbyllur se nuk kanë ku të shkojnë nxënësit se kanë rrezik të ngrijnë nëpër klasa”, shtoi Paloka.

Ndërkohë apeli i tij për demokratët ishte bashkimi për të dalë fitues në zgjedhjet e qershorit.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. kur ishe ti ne pushtet o nofullshtrember nxenesit i kishin te gjitha kushtet? Ik o mollopup dhe veri nje M.. te madh asaj gojes se qelbur, palaco .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Basha kalon natën me protestuesit në cadër, ja veprimi që bëri me policët në bulevard

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po kalon natën së bashku deputetë të ...