Policia franceze arreston 16 persona për grabitjen e Kim Kardashian

Kliko per me shume info

Hetimet per ngjarjen e vjedhjes në rezidencën e Kim Kardashian në Paris kane bërë progres, pasi burime të policisë në Francë thonë se 16 njerëz janë arrestuar.

Autoritetet franceze kanë konfirmuar se një bandë prej 16 kriminelëve karrieristë janë kapur, pasi njëri prej tyre kishte lënë ADN-në në vendin e krimit.

Kliko per me shume info

Arrestimi ka ardhur pas mbikëqyrjes disa javëshe, ka bërë të ditur policia. Tashme pritet që prokurori i rastit të udhëtojë në New York për të biseduar personalisht me yllin televiziv.

Sipas BFMTV, arrestimet janë bërë në paralagjet Vincennes dhe Raincy të Parisit, si edhe brenda kryeqytetit.

Kujtojmë që në natën e 2 tetorit, Kim u mbajt me armë në rezidencën e saj në një hotel në Paris, ku iu vodhën stoli në vlera milionëshe. Ajo ndodhej vetëm kur personat e maskuar hynë në apartament.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here