Grabiti farmacinë, autori kërcënoi me armë punonjësen

Një 20 vjeçar dyshohet se është autori i grabitjes së farmacisë më rrugën “Siri Kodra” i cili ka marrë një sasi të vogël parash të xhiros ditore. Sot zbulohen detaje të reja. Mësohet për më tepër se autori, ka qenë me kapuç.
Ai ka shkuar pranë farmacisë me biçikletë dhe pasi ka qëndruar 15 minuta përballë saj ka shfrytëzuar momentin që s’ka pas klientë dhe është futur brenda. Punonjësja ka deklaruar për policinë se autori ka pasur në dorë një armë zjarri dhe i ka marre 80 mijë lekë të vjetra

Pasi ka marrë paratë, grabitësi është larguar sërish me biçikletë. Policia dyshon se autori është i komunitetit rom.
Ngjarja ndodhi dje rreth orës 18:15, ndërsa policia ende nuk ka arritur ta identifikojë. Pas marrjes së kamerave të sigurisë hetuesit mund të arrijnë në identifikimin e tij.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Naftëtarët në Fier në protestë kundër transferimit në Ballsh

Një protestë është nisur sërish nga punëtorët e e rafinerisë së naftës ...