Grabitën 3 karburante në autostradë, autorët “shtrojnë” drekë në restorant, por…

Dy të rinj kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi kanë grabitur tre karburante në autostradën Tiranë – Durrës.
Sipas burimeve të Policisë, ata janë Florjan Thana dhe Klajdi Pupa të moshave 19 dhe 20 vjeç.

Dy të rinjtë kanë grabitur dje dy karburante në autostradë, pranë mbikalimit të Fllakës. Ndërsa, Policia bën me dije se këta persona kanë grabitur edhe një karburant më 12 dhjetor po në autostradën Tiranë-Durrës shkruan LajmiFundit.al.

Policia i ka kapur ditën e sotme dy të rinjtë, teksa ata po prishnin paratë që kishin grabitur.

Pak kohë para arrestimit, ata kanë postuar në rrjetet sociale një foto në një restorant teksa shkruanin “të lutem mos na ngacmoni, te jemi familjarë”.

Policia bën me dije se një person i tretë është shpallur në kërkim.

Ai është Bajrama Kaumacaku, 20 vjeç. Grabitësit kanë përdorur një automjet tip “Golf” të bardhë për t’u larguar nga vendngjarja.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rritje pagash për punonjësit e industrisë së naftës dhe të gazit, ja sa persona do të përfitojnë

Rreth 5 mijë punonjës në industrinë e naftës dhe të gazit, pritet ...