Grabisin dhomën e një hoteli dhe arratisen, kapen pas 3 minutash autorët(Emrat)

Aktualitet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre të rinj pasi akuzohen se kanë vjedhur dhomën e një hoteli në kryeqytet. Sipas policisë së Komisariati të Policisë Nr.3, janë arrestuar shtetasit Erdi Muçllari, Ergys Hysejni, dhe Oktavian Sala, të tre 20-vjeçarë. Mësohet se të rinjtë kanë parkuar makinën e tyre në parkingun e një hoteli e më pas kanë hyrë në godinë.

Pasi kanë hapur me forcë derën e njërës prej dhomave të hotelit, ata kanë marrë disa pije nga mini bari dhe disa aksesorë të dhomës, e më pas janë larguar me automjetin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Menjëherë në ndjekje të tyre është vënë policia, e cila ka arrestuar tre bashkëmoshatarët, si dhe ka sekuestruar automjetin tip “Mercedes Benz”, në cilësinë e provës materiale.

Sakaq, materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

ME TE LEXUARAT