Gjendet në Kavajë makina e taksistit të zhdukur, kolegët: 53-vjeçari është grabitur dhe herë të tjera

Zbulohen detaje të reja për taksistin e zhdukur nga Durrësi. Mësohet se makina 53-vjecarit, është gjetur në Kavajë. Të dhënat tregojnë se mjeti është gjetur i përmbysur në një kanal mes Kavajës dhe Rrogozhinës, ndërsa nuk dihet ende fati i Faik Fezgajt.Kolegët e tij taksistë shprehen se Fezgajt kishte rënë më parë dy herë pre i grabitjeve. Ata pohojnë se kanë frikë për fatin e shokut të tyre, pasi nuk e kanë parë që prej mbrëmjes së djeshme. Nga dëshmitë e familjarëve të 53-vjeçarit, ai kishte dalë dje si gjithmonë për punë dhe nuk ishte kthyer më në shtëpi.

Rreth orës 18:45 kishte folur me vajzën e tij në telefon dhe i kishte thënë se po kthehej në shtëpi, por në fakt ka ndodhur krejt e kundërta. Ai është zhdukur pa lënë gjurmë. Pas kësaj gruaja, dy vajzat dhe dhëndri i tij kanë shkuar në polici ku kanë bërë denoncimin.

Ndërkaq efektivet e Policisë Durrës po punojnë për gjetjen e tij. Çdo person, i cili ka ndonjë informacion mbi të është i lutur të kontaktojë në numrin 0694110217.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shkodër, arrestohet pedagogia, u mori studentëve 100 euro për notë

Një pedagoge e Universitetit te Shkodrës ra në prangat e policisë pas ...