Gjendet e vdekur në makinë këngëtarja me famë botërore

Showbiz
Gjendet e vdekur në makinë këngëtarja me famë

Një telefonatë anonime në polici për një shtëpi të përfshirë nga flakët, ka çuar në gjetjen e trupit të djegur plotësisht të këngëtares së njohur braziliane Loalwa Braz Viera, 63 vjeçe, e njohur për superhitin e viteve ‘90, Lampada.

Trupi i pajetë i këngëtares është gjetur brenda një makine të djegur plotësisht pranë vendit për të cilin fliste telefonata.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E lidhur me grupin Kaoma, bijë artistësh (i ati luante në orkestrën popullore dhe e ëma ishte pianiste e njohur), Loalwa, e cila u bë e njohur në të gjithë botën me hitin e saj të padiskutueshëm, vazhdonte të ishte aktive në skenë, veçanërisht në Brazil.

Sipas policisë, 2 persona të paidentifikuar janë parë të futen brenda shtëpisë së këngëtares, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbuluar rrethanat e vdekjes së 63- vjeçares.

ME TE LEXUARAT