Steven Gerrard frikësohet nga Pogba

Steven Gerrard vlerëson mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

Legjenda e Liverpoolit mendon që përparimi konstant i Paul Pogbas në Premier Ligë, është një kërcënim për të gjitha skuadrat kundërshtare.

Gerrard thotë se Pogba është një fenomen dhe potenciali që ai ka, është i frikshëm për të si tifoz i Liverpoolit.

“Mendoj që ai po bëhet më i fortë nga java në javë. Padyshim se Pogba është një talent i jashtëzakonshëm”.

“Ndoshta çmimi që Manchester United ka paguar për të, në fillim ka peshuar shumë për lojtarin i cili tashmë ka gjetur pozitën e duhur dhe këtë po e tregon me lojërat e fundit”.

“Pogba është i ri dhe ka të gjitha mundësitë për t’u bërë më i miri në botë dhe vetë fakti që ai po përmirësohet me hapa kaq të shpejtë mua më frikëson si tifoz të Liverpoolit”, ka përfunduar Gerrard.

Pogba është transferuar këtë verë nga Juventusi te Manchester United për shumë rekorde prej 100 milionë eurove.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kreu i FSHF Armand Duka: I trembem huliganizmit të tifozerisë

Armand Duka është mes 13 kandidatëve për 8 vende në Komitetin Ekzekutiv ...