Gerard Pique akuzon rëndë gjyqtarët: Ata ndihmojnë Realin

29
Kliko per me shume info

Gerard Pique është ndarë i pakënaqur me gjyqtarin Fernandez Borbalan.

Barcelona është mposhtur në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Mbretit nga Athletic Bilbao në San Mames me rezultat 2:1.

Kliko per me shume info

Gjatë ndeshjes katalanasit kanë kërkuar penallti në dy raste por asnjërën nga këto Borbalan nuk ka vërshëllyer për në pikën e bardhë.

Pas përfundimit të ndeshjes, mbrojtësi i Barcelonës, ka kritikuar ashpër gjyqtarët ku ndër të tjera ka thënë se ata ndihmojnë rivalin e tyre Real Madridin, ku një natë më herët skuadra e Sevillas është ankuar për gjykimin e ndeshjes nga Mateo Lahoz, në humbjen nga ‘Los Blancos’ 3:0.

“Penalltia në Neymarin ishte shumë e qartë ashtu si ndërhyrja e Gorka Iraizos në mua, por ne tashmë e dimë se si shkojnë këtu gjërat”, ka deklaruar Pique pas ndeshjes.

“Ne të gjithë e kemi parë se çfarë ngjau në ndeshjen mes Realit dhe Sevillas… që nga fillimi e deri në fund. Ne duam të luajmë futboll e jo ruletë, ndërsa gjyqtarët nuk po na lejojnë”.

Nuk është kjo hera e parë që Pique akuzon publikisht Realin për favore nga gjyqtarët në Spanjë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here