Gazetari kroat: Ramush Haradinaj, hero, jo kriminel

Kosovë&Rajon

Gazetari kroat, Velimir Bujanec, ka reaguar pas arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj të mërkurën në Francë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Bujanec, i cili është moderator televiziv në Kroaci, përmes një postimi në rrjetin social "Facebook" ka thënë se kroatët e dinë mirë se cilët popuj i kanë miq – duke folur për Kosovën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai ka thënë se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nuk është kriminel, por hero.

Postimi i plotë i Bujanec:

“Ramush Haradinaj – Hero, jo kriminel!

Kroatët e dinë mirë se kush janë miqtë tanë, me të cilët ne duhet të rrijmë bashkë dhe t’i respektojmë… humbësit nervozë nga provinca e Beogradit kanë ngritur “akuza” të rreme, për shkak se shqiptarët janë kokëlartë”, ka shkruar Bujanec, i cili është redaktor i mediumit Bujica.

ME TE LEXUARAT