Hapet gara për Këshillin e Lartë Gjyqësor

Kliko per me shume info

Pas aplikimit të prokurorëve për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjykata e Lartë ka hapur garën edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Në faqen zyrtare, Gjykata e Lartë ka publikuar formularin ndërsa u kërkon të gjithë gjyqtarëve të interesuar të aplikojnë për t’u bërë anëtarë të këtij këshilli.
Të përzgjedhurit nga ky proces do të jenë pjesë e strukturave të reja të drejtësisë pas lënies në fuqi të reformës dhe Vettingut nga Gjykata Kushtetuese.
Në këtë garë gjyqtarët duhet të plotësojnë deklaratë për të afërmit e tyre dy breza, përfshi dhe atë të bashkëshortëve apo bashkëjetuesve.

el.sp/BalkanWeb

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here