Futbollistët shqiptarë protagonistët kryesorë në Zvicër

36
Kliko per me shume info

Taulant Xhaka, Ezgjan Alioski, Burim Kukeli, Armando Sadiku dhe Shkëlqim Demhasaj janë futbollistët shqiptarë që janë të nominuar për ekipin më të mirë të vitit në Superligën dhe Ligën e Parë.

Më 30 janar do të mbahet mbrëmja gala e e futbollit zviceran “SFL Award Night”, ku do të ketë si protagonistë shumë futbollistë shqiptarë, të përzgjedhur mes kandidatëve për t’u bërë pjesë e “Skuadrës së vitit” si në Superligë, ashtu edhe në kategorinë e dytë, shkruan albinfo.ch.

Kliko per me shume info

Ata kanë shkëlqyer në edicionin e kaluar dhe sigurisht se pritet të shkëlqejnë edhe në mbrëmjen e veçantë të futbollit zviceran.

Në formacionin ideal të këtij edicioni për Superligën e Zvicrës, mes emrave që mund të përzgjidhen është edhe ai i Taulant Xhakës, gjithnjë e më shumë lider te Baseli, skuadër që po dominon. Përkrah tij është edhe shqiptari që luan për Maqedoninë, Ezgjan Alioski i Luganos.

Në Challenge League, sigurisht që nuk mund të mungonin emrat e dy futbollistëve shqiptarë të Zurichut, Burim Kukeli dhe Armando Sadiku, edhe pse ky i fundit tashmë ka kaluar në Superligë, në radhët e Luganos dhe do të vazhdojë atje pjesën e mbetur të sezonit.

Në listën e sulmuesve në këtë kategori gjendet edhe emri i kosovarit 20-vjeçar të Schaffhausen, Shkëlqim Demhasaj, i cili është një nga zbulimet e sezonit në Zvicër, ku në 18 ndeshje ka shënuar 8 gola./albinfo.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here